Ndërlidhjet

Juani kinez futet në shportën e rezervave ndërkombëtare


Juani i Kinës

Juani i Kinës

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfshirë monedhën e Kinës në shportën e monedhave rezervë.

Juani kinez do t’i bashkohet dollarit amerikan, euros, jenit japonez dhe paundit britanik vitin e ardhshëm në shportën e monedhave që Fondi Monetar Ndërkombëtar i përdor si rezerva ndërkombëtare.

Shefja e FMN-së, Christine Lagarde, ka thënë se ky vendim është “një hap i rëndësishëm në integrimin e ekonomisë kineze në sistemin financiar global”.

“Është po ashtu njohje e përparimit që kanë bërë autoritetet kineze në reformimin e sistemeve monetare dhe financiare të Kinës”, ka thënë Lagarde.

Kina, ekonomia e dytë më e madhe në botë, ka paraqitur kërkesën për përfshirje në shportën e rezervave ndërkombëtare qysh vitin e kaluar.

XS
SM
MD
LG