Ndërlidhjet

BE: Bllokimi i Kuvendit nuk i zgjidh problemet


Prishtinë, 30 nëntor 2015.

Prishtinë, 30 nëntor 2015.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe ambasadat e vendeve të BE-së në Prishtinë kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës.

Opozita në Kuvend ka hedhur sërish gaz lotsjellës, ndërsa kryesia e këtij institucioni e ka pezulluar atë nga punimet.

"Sot kemi qenë dëshmitarë të vazhdimit të bllokimit të punës së Kuvendit nga ana e opozitës. Kjo lloj bllokade e dhunshme nuk është as e pranueshme e as që do të zgjidhë ndonjë prej problemeve të qytetarëve të Kosovës".

"Ne bëjmë thirrje për kthim të dialogut në jetën politike në përgjithësi dhe në Kuvend në veçanti, për të parandaluar çdo eskalim të mëtejmë të dhunës që mund të shpie në dëmtim të pronës dhe lëndime të jetëve të njerëzve. Qytetarët kanë nevojë që Kuvendi në tërësi dhe institucionet të punojnë për të adresuar sfidat ekonomike, sociale dhe çështjet e tjera të përditshme me të cilat ballafaqohen ata", thuhet në deklaratën e përfaqësuesve të BE-së.

Sipas së njëjtës, sjellja paqësore e opozitës në protestën e së shtunës "është një shembull i mënyrës demokratike të shprehjes së pakënaqësive lidhur me çështjet politike dhe është një dëshmi që Kosova dhe liderët e saj politikë janë në gjendje të angazhohen në një dialog politik përmes mjeteve demokratike".

XS
SM
MD
LG