Ndërlidhjet

Euronews: Skena kaotike në Kuvendin e Kosovës


Prishtinë, 30 nëntor 2015.

Prishtinë, 30 nëntor 2015.

Rrjeti më i madh televiziv evropian, Euronews, ka raportuar për ngjarjet e djeshme në Kuvendin e Kosovës, duke i cilësuar ato si kaos.

Të hënën, opozita ka hedhur sërish gaz lotsjellës në Kuvend, ndërsa kryesia e këtij institucioni e ka pezulluar atë nga punimet.

"Anëtarët e opozitës po shkaktojnë kaos duke hedhur vazhdimisht gaz lotsjellës, në shenjë kundërshtimi për një marrëveshje me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian".

"Tre deputetë janë arrestuar në lidhje me incidentin e fundit që ka ngjallur skena kaotike në Kuvend", ka raportuar Euronews.

Sipas burimit të njëjtë, e gjithë kjo ka ndodhur në prag të vizitës së Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, në Prishtinë.

XS
SM
MD
LG