Ndërlidhjet

Al Kaida kërcënon me sulme Arabinë Saudite


Pamje pas një sulmi vetëvrasës në një xhami në Arabinë Saudite.
Pamje pas një sulmi vetëvrasës në një xhami në Arabinë Saudite.

Dega e Al Kaidës në Jemen ka kërcënuar Qeverinë e Arabisë Saudite, e cila ka planifikuar të ekzekutojë një grup të madh të të burgosurve, përfshirë anëtarë të Al Kaidës.

Në një deklaratë të postuar në Twitter, Al Kaida në Gadishullin Arabik është zotuar se do të kryejë sulme nëse Arabia Saudite ekzekuton anëtarët e saj.

Mediat lokale kanë raportuar se autoritetet saudite planifikojnë të ekzekutojnë mbi 50 veta, të dënuar për “krime terroriste”.

Monarkia saudite është përballur me rritje të sulmeve militante gjatë vitit të kaluar.

Grupi militant Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për një varg shpërthimesh nëpër xhami.

Sipas organizatës për të drejtat e njeriut Amnesty International, Arabia Saudite ka ekzekutuar së paku 151 veta këtë vit, shumica e tyre të huaj dhe të dënuar për krime që lidhen me droga.

XS
SM
MD
LG