Ndërlidhjet

Tre fëmijë të vrarë nga shpërthimi në Afganistan


Afganistan

Afganistan

Policia afgane ka bërë të ditur se tre fëmijë janë vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur nga një shpërthim në veri të Afganistanit.

Një zëdhënës i policisë ka thënë se shpërthimi ka ndodhur në Puli Khumri, kryeqytet i provincës Baglan.

Ai ka thënë se të gjitha viktimat janë të moshës midis 7 dhe 12 vjeç.

Nuk është ende e qartë se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin.

Në Afganistan ka shpesh shpërthime nga minat tokësore.

XS
SM
MD
LG