Ndërlidhjet

logo-print

Davutoglu: Rusia përpiqet të “mbulojë” shkeljet e saj


Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu.

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu.

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, ka thënë se Turqia bën përpjekje të “mbulojë” shkeljen e hapësirës ajrore të Turqisë me pretendime “të pabaza”.

Ai ka aluduar në komentet e presidentit rus, Vladimir Putin, i cili ka thënë se Ankaraja, në mënyrë të paligjshme, importon naftë nga militantët e Shtetit Islamik në Siri.

Davutoglu i ka bërë thirrje Rusisë që të mbajë të hapura për dialog kanalet ushtarake dhe diplomatike, duke thënë se qëndrimi i Rusisë është duke e shndërruar krizën në Siri në “një krizë midis Rusisë dhe Turqisë”.

Turqia ka thënë se avionët e saj kanë rrëzuar një avion ushtarak rus më 24 nëntor, pasi ai ka shkelur hapësirën ajrore turke.

Rusia këmbëngul se aeroplani ka qenë duke fluturuar mbi Siri.

Në komentet e lidhura me këtë ngjarje, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se ai mbështet të drejtën e Turqisë për të mbrojtur veten.

Obama ka takuar sot në Paris presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, në margjina të një samiti për klimën.

“Kemi diskutuar se si Turqia dhe Rusia mund të punojnë së bashku për të shtensionuar situatën dhe për të gjetur një rrugë diplomatike të zgjidhjes së çështjes”, ka thënë Obama.

Lexoni edhe këtë:

A ka Turqia lidhje me IS-in?

XS
SM
MD
LG