Ndërlidhjet

logo-print

AI: “Turp” për Katarin që shfrytëzon punëtorët


Logo e Amnesty International

Logo e Amnesty International

Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International ka thënë se Katari “nuk ka bërë gati asgjë efektive për t’i dhënë fund shfrytëzimit kronik të punëtorëve” prejse është zgjedhur nikoqir i Kampionatit Botëror të Futbollit më 2022, pesë vjet më parë.

Amnesty ka thënë se abuzimet turpërojnë shtetin e Gjirit dhe Federatën Botërore të Futbollit – FIFA.

Rreth 1.5 milion migrantë punojnë në Katar, shumica në ndërtimtari.

Katari mohon se shfrytëzon punëtorët dhe thotë se ka zbatuar një sërë reformash në punë.

Punëtorët migrantë të Katarit pritet të arrijnë shifrën dy milionë brenda dy vjetëve të ardhshëm, thotë Amnesty International.

“Është bërë shumë pak për të adresuar shfrytëzimin e shfrenuar të migrantëve”, thotë Mustafa Qadri, hulumtues i të drejtave të punëtorëve pranë Amnesty International.

Kjo organizatë thotë se Katari ka dështuar të bëjë ndryshime në disa fusha kyçe, përfshirë të drejtën e punëtorëve për të ndryshuar punë, për të lërë vendin dhe për t’iu bashkuar sindikatave.

Katari po ashtu vonon pagat, thotë Amnesty International.

XS
SM
MD
LG