Ndërlidhjet

Rusi: Disa të vdekur nga alkooli i falsifikuar


Ilustrim
Ilustrim

Në disa rajone të Rusisë është raportuar për disa të vdekur në rastet e helmimit nga alkooli i kontrabanduar.

Zëdhënësi i Komitetit Hetues të Rusisë, Vladimir Markin, tha sot se “disa janë vrarë ose hospitalizuar” pas konsumit të alkoolit të falsifikuar në rajonet ruse, Krasnojarks, Çuvashia, Orenburg, Kursk, Kaluga dhe Moskë, gjatë ditëve të fundit.

Zëdhënësi Markin nuk e ka kumtuar numrin e saktë të atyre që janë helmuar me metanol, pasi kanë pirë alkool mashtrues, por theksoi se numri i të vrarëve po rritet.

Zyrtarët në rajonin Krasnojarsk në Siberi thanë dje se 6 shitës të dyshuar të alkoolit të falsifikuar janë arrestuar, pasi 11 banorë lokalë vdiqën, meqë kohëve të fundit kanë konsumuar uiski Jack Daniels të falsifikuar.

XS
SM
MD
LG