Ndërlidhjet

N. Jork: Propozohen masa të reja kundër financimit terrorist


Pamje e Nju Jorkut
Pamje e Nju Jorkut

Rregullatorët e Nju Jorkut kanë propozuar që bankat të kenë çertifikim vjetor se kanë programe efikase për ta zmbrapsur financimin terrorist dhe pastrimin e parave.

Departamenti i Shërbimeve Financiare ka njoftuar sot se rregullat e propozuara do të zbatohen në të gjitha bankat e Nju Jorkut, degët e bankave të jashtme të liçensuara për të operuar në këtë shtet dhe transmetuesit e parave, raporton AP.

Sipas rregullave të reja kërkohet që bankat të çertifikojnë se i monitorojnë transakcionet dhe i filtrojnë ato nëpërmjet listave vëzhguese.

Ky propozim është subjekt i komenteve publike për 45 ditë.

Rregullatorët thonë se gjatë katër viteve të fundit, hetimet e tyre për financimin e terrorizmit, shkeljet e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara dhe udhëzimet kundër pastrimit të parave, kanë zbuluar mangësi serioze.

XS
SM
MD
LG