Ndërlidhjet

John Kerry sot në Prishtinë


John Kerry

John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, sot do të arrijë për vizitë njëditëshe në Kosovë.

Këtë vizitë, para disa ditësh e ka paralajmëruar zyrtari i Departamentit amerikan të shtetit, Mark Toner, i cili tha se Kerry do të udhëtojë në Belgjikë, Kosovë, Serbi, Qipro dhe Greqi. Zyrtari i lartë amerikan ditët e fundit ishte së bashku me presidentin amerikan, Barack Obama, në samitin për ndryshimet klimatike në Paris.

“Në Kosovë ai do të diskutojë me zyrtarët e shtetit për çështje dypalëshe dhe rajonale”, ka thënë zoti Toner.

Gjatë një interviste të mbrëmshme në Radio Televizionin e Kosovës, ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, tha se me këtë vizitë, zoti Kerry “e shpreh mbështetjen dhe miqësinë e Shteteve të Bashkuara për Kosovën”.

Mëtutje, ai ka theksuar se në Prishtinë, zoti Kerry do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, zëvendëskryeministrin e parë, Hashim Thaçi, dhe zëvendëskryeministrin tjetër, Branimir Stojanoviq.

Sipas ambasadorit amerikan, Kerry do të takohet edhe me të rinjtë e Kosovës që kanë marrë pjesë në programet arsimore dhe këmbimore amerikane dhe do ta mbajë një konferencë për gazetarë.

XS
SM
MD
LG