Ndërlidhjet

SHBA, Rusi: Synohet ndalje e plotë e financimit të IS-it


Pamje nga një sesion i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara
Pamje nga një sesion i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia po përgatisin propozime të ndara në Kombet e Bashkuara për t’i ashpërsuar kufizimet lidhur me burimet e financimit të grupit militant, Shteti Islamik (IS), kanë thënë të dërguarit e këtyre dy vendeve në Kombet e Bashkuara.

Ky propozim i ri për masat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, do të mbështetet në rezolutën e miratuar në muajin shkurt, që synon ndaljen e të ardhurave në miliona dollarë nga kontrabanda e naftës dhe e antikiteteve nga ana e militantëve të Shtetit Islamik.

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Samantha Power, u tha mbrëmnë reporterëve se propozim rezoluta e Shteteve të Bashkuara “do t’i konsolidoj dhe drejtoj përpjekjet aktuale të këshillit në fushën e financimit të ISIL-it” dhe do të paraqes “hapa të rinjë që sanksionet i bëjnë më efektive”.

Ambasadori rus në OKB, Vitaly Churkin, ndaras u tha gazetarëve se ai po e përgatit propozimin e masave për “ashpërsimin” e ndaljes së financimit të militantëve të Shtetit Islamik.

Masa e re e propozuar mund të miratohet aty kah 17 dhjetori, gjatë presidencës së Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

XS
SM
MD
LG