Ndërlidhjet

Pakistan: Ekzekutohen katër vetë për masakrën në shkollë


Pamje pas sulmit në shkollën ushtarake në Peshavar të Pakistanit në dhjetor të vitit të kaluar
Pamje pas sulmit në shkollën ushtarake në Peshavar të Pakistanit në dhjetor të vitit të kaluar

Në Pakistan janë ekzekutuar me varje katër vetë për përfshirje në sulmin e talibanëve në një shkollë vitin e kaluar, me ç’rast janë vrarë 151 persona, shumica prej tyre nxënës.

Ekzekutimi me varje i katër militanëtve talibanë u bë sot herët në mëngjes.

Sulmi i talibanëve në një shkollë ushtarake në qytetin Peshavar, më 16 dhjetor të vitit të kaluar, e pat tmerruar gjithë Pakistanin.

Të afërmit e viktimave dhe personat e mbijetuar të sulmit kanë reaguar me kënaqësi ndaj lajmit për ekzekutim me varje.

Të nëntë sulmuesit në shkollën ushtarake në Peshavar ishin vrarë nga forcat e sigurimit.

XS
SM
MD
LG