Ndërlidhjet

Mali i Zi merr ftesë formale për t'u anëtarësuar në NATO


Generic -- NATO emblem
Generic -- NATO emblem

Ministrat e jashtëm të NATO-s janë pajtuar që Mali i Zi të pranohet në këtë aleancë.

“Ne e urojmë Malin e Zi”, tha sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në takimin e ministrave të jashtëm në Bruksel.

Kjo deklaratë e tillë u përcoll me duartroktije të zëshme.

Mali i Zi me 600 mijë banorë praktikisht do të jetë vendi i 29 i NATO-s.

Shqipëria dhe Kroacia u pranuan në vitin 2009.

XS
SM
MD
LG