Ndërlidhjet

Mali i Zi merr ftesë nga NATO

  • RFE /RL

Ministrat e jashtëm të Aleancës Veriatlantike, NATO, janë pajtuar që Mali i Zi të pranohet në këtë aleancë.

“Urojmë Malin e Zi”, tha sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në takimin e ministrave të jashtëm në Bruksel.

Kjo deklaratë e tillë u përcoll me duartroktije të zëshme.

Mali i Zi me 600 mijë banorë praktikisht do të jetë vendi i 29 i NATO-s.

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Igor Llukshiq, njëherësh minisistër i Jashtëm i këtij vendi, ka vlerësuar se ftesa e NATO-s, është “sinjal pozitiv për gjithë Ballkanin Perëndimor”.

Zoti Llukshiq ka premtuar se Mali i Zi do t’i vazhdojë reformat, përfshirë luftimin e korrupsionit dhe përmirësimin e sektorit të mbrojtjes.

“Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm se thirrja nuk është përfundim i procesit, por fillim i tij”, tha Llukshiq.

Ai ka shtuar se ka përkushtim “për përmirësim të vazhdueshëm dhe punë të palodhsme, jo për t’i kënaqur të tjerët, por për ta ndryshuar shoqërinë për të mirë”.

Mali i Zi, vend me 600 mijë banorë tash bëhet anëtari i 29 i NATO-s.

Zgjerimi i fundit i NATO-s ishte bërë në vitin 2009, kur u pranuan Shqipëria dhe Kroacia.

Rusia, e cila për një kohë të gjatë e ka kundërshtuar zgjerimin e NATO-s, i ka tërhequr vërejtjen Malit të Zi se anëtarësimin në aleancë do ta konsiderohej si provokim.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha sot në Moskë se vazhdimi i zgjerimit të NATO-s në lindje, do të çojë në masa hakmarrëse nga Rusia, raporton agjencia Reuters nga Moska.

Në anën tjeter, Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, tha se zgjerimi i NATO-s nuk është i drejtuar kundër Rusisë. ​ [f.b.]

XS
SM
MD
LG