Ndërlidhjet

Irak: Nuk ka nevojë për më tepër ushtarë amerikanë


Haider al-Abadi
Haider al-Abadi

Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, thotë se nuk ka nevojë që Shtetet e Bashkuara të dërgojnë më tepër forca speciale për t’i luftuar militantët e Shtetit Islamik dhe se duhet të kërkoj leje nga Iraku për ta bërë këtë.

Këto komente u bënë pasi mbrëmë, sekretari amerikan i mbrojtjes, Ashton Carter, gjatë një dëgjimi në Kongresin amerikan, tha se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë afro 200 ushtarë të forcave të operacioneve speciale kundër militantëve të Shtetit Islamik, që zyrtarët thonë se do të vendoseshin në rajonin autonom kurd në Irak.

“Ne nuk na duhen forca të jashtme luftarake tokësore në territorin e Irakut”, tha Abadi, dhe ka shtuar se “çfarëdo operacioni ose vendosje e forcave ushtarake, speciale apo jo, në çdo vend në Irak, nuk mund të bëhet pa miratimin dhe koordinimin e tij, duke e respektuar në mënyrë të plotë sovranitetin e Irakut”.

Zoti Carter tha se një “forcë shënjestruese ekspedituese” do të modelohet sipas fushatës së suksesshme të muajit të kaluar nga forcat speciale amerikane në aleancë me luftëtarët kurdë, me ç’rast u rimor kontrolli në qytetin Sinxhar, në pjesën veriore të Irakut, i cili ishte okupuar nga militantët e IS-it.

Aktualisht, afro 3,500 ushtarë amerikanë gjenden në Irak për këshillim dhe trajnim të forcave irakiane.

XS
SM
MD
LG