Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Hakmarrje për zgjerimin e NATO-s në lindje


Pamje nga Moska

Pamje nga Moska

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha sot në Moskë se vazhdimi i zgjerimit të NATO-s në lindje, do të çojë në masa hakmarrëse nga Rusia, raporton agjencia Reuters nga Moska.

NATO-ja sot i ka dërguar ftesë për pranim Malit të Zi.

Zyrtarë të lartë të aleancës veriatlantike dhe të Malit të Zi kanë vlerësuar se dërgimi i ftesës për anëtarësim paraqet “vendim historik”, i cili do të jetë “një hap i rëndësishëm në integrimin e gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor”.

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, tha se zgjerimi i NATO-s nuk është i drejtuar kundër Rusisë.

Lexoni edhe këtë

XS
SM
MD
LG