Ndërlidhjet

Orban: 500 mijë sirianë do të vijnë në Evropë


Ilustrim

Ilustrim

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka shfaqur besimin e tij se së shpejti do të zbulohet një pakt sekret i udhëhequr nga Gjermania, për sjelljen e 500 sirianëve nga Turqia drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Kryeministri hungarez tha sot se një ide e ngjashme është hedhur poshtë së fundi nga liderët evropianë por se sipas tij, “macja do të dalë jashtë qeses” dhe skena do të bëhet publike këtë javë në Berlin.

Orban ka thënë se një marrëveshje e tillë ekziston dhe se shtetet evropiane do të përballen me të gjatë ditëve të ardhshme.

Ai ka shtuar se plani gjerman i detyron vendet evropiane që të marrin refugjatë nga Siria edhe nëse ata janë në kundërshtim me rregullat e shteteve.

Për vendet si Hungaria dhe të tjera, Orban ka thënë se ky do të jetë një “presion i madh”.

XS
SM
MD
LG