Ndërlidhjet

Kerry mbështet dërgimin e forcave speciale në Irak


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se Bagdadi është plotësisht i informuar rreth planeve amerikane për vendosjen e forcave speciale amerikane në Irak.

Këto komente Kerry i ka bërë të mërkurën në selinë e NATO-s në Bruksel dhe atë një ditë pasi që Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter, njoftoi se Uashingtoni do ta vendosë në Irak një forcë për operacione të posaçme, me qëllim që t’i luftojë militantët e Shtetit Islamik.

Zyra e kryeministrit irakian, Haidar al-Abadi, ka thënë se qeveria irakiane do të duhet që ta miratojë dislokimin e forcave speciale kudo në Irak.

Sekretari Kerry ka thënë se të dy qeveritë do të konsultohen nga afër për të parë se ku do të vendosen forcat speciale.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë shumë, shumë afër me partnerët tanë irakianë për ta qartësuar se kush do të vendoset, ku ata do të vendosen, çfarë lloj misioni njerëzit do ta pranojnë dhe se si misioni do ti mbështes përpjekjet e Irakut për ta degraduar e shkatërruar ISIL-in””, ka thënë Kerry.

XS
SM
MD
LG