Ndërlidhjet

Lavrov, i gatshëm ta takojë homologun turk


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se nuk do të refuzojë që gjatë kësaj jave në Beograd, ta takojë homologun e tij turk.

Komentet e Lavrovit u bënë të mërkurën pas një takimi që ai e kishte me ministrin e jashëtm qipriot, Ioannis Kasoulides, në Nicosia.

Gjatë 3 dhe 4 dhjetorit në Beograd të Serbisë, pritet të mbahet një takim i Këshillit ministror të OSBE-së.

Lavrov ka thënë se homologu turk, Mevlut Cavusoglu, ka “insistuar” që të mbahen bisedime në kuadër të takimit të OSBE-së.

Lavrov ka thënë se nuk do t'i shmanget një kontakti të tillë, duke shtuar se “ne do ta dëgjojmë atë që Cavusoglu ka për të thënë”.

Marrëdhëniet në mes të Ankarasë dhe Moskës janë përkeqësuar që nga 24 nëntori kur një aeroplan ushtarak rus është rrëzuar nga autoritetet turke pranë kufirit me Sirinë.

Turqia thotë se aeroplani është rrëzuar për shkak se në mënyrë të jashtëligjshme kishte hyrë në hapësirën ajrore turke. Rusia në anën tjetër këmbëngulë se aeroplani ishte mbi territorin sirian dhe jo mbi atë turk.

XS
SM
MD
LG