Ndërlidhjet

Rusia “ka fakte” për bashkëpunimin Turqi-IS


Ilustrim
Ilustrim

Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se presidenti i Tuirqisë Recep Tayyip Erdogan dhe familja e tij, janë të përfshirë në tregëtinë e paligjshme të naftës me militantët e Shtetit Islamik.

Gjatë një konference për media të mbajtur të mërkurën në Moskë, zyrtarët rusë kanë thënë se Ministria e Mbrojtjes i di tri rrugë përmes të cilave nafta dërgohet nga Shteti Islamik për në Turqi.

Zyrtarët rusë kanë thënë se janë imazhet satelitore ato të cilat i kanë paraqitur kamionët cisternë të naftës, duke e kaluar kufirin mes Sirisë dhe Turqisë

Mardhëniet në mes të Ankarasë dhe Moskës janë përkeqësuar që nga 24 nëntori kur një aeroplan ushtarak rus është rrëzuar nga autoritetet turke pranë kufirit me Sirinë.

Turqia thotë se aeroplani është rrëzuar për shkak se në mënyrë të jashtligjshme kishte hyrë në hapësirën ajrore turke. Rusia në anën tjetër këmbëngulë se aeroplani ishte mbi territorin sirian dhe jo turk.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka nënshkruar një dekret për vendosjen e saknsioneveekonomike ndaj Ankarasë ndërsa ka thënë se Turqiae ka rrëzuar avionin sepse do që të mbrojë furnizimet me naftë nga Shteti Islamik.

Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, ka thënë gjatë të hënës, se këto janë pretendime “të pabaza”.

XS
SM
MD
LG