Ndërlidhjet

Sllovakia padit Bashkimin Evropian


Kryeministri sllovak, Robert Fico

Kryeministri sllovak, Robert Fico

Kryeministri sllovak, Robert Fico, tha sot se qeveria e tij e ka paraqitur një padi me qëllim që ta kundërshtojë vendimin e Bashkimit Evropian për shpërndarjen e 120 mijë azilkërkuesve në 28 shtetet e bllokut.

Fico tha se padia është parashtruar sot dhe përmes saj i kërkohet gjykatës që ta shpallë të pavlefshëm vendimin e ministrave të brendshëm të BE-së.

Sllovakia, Republika Çeke, Hungaria dhe Rumania i kanë kundërshtuar kuotat e detyrueshme për shpëndarjen e migrantëve nga Italia dhe Greqia, por pavarësisht kundërshtimeve, vendimi ishte miratuar me shumicë votash.

BE-ja është munduar që ta gjejë një qasje të përbashkët se si të merret me numrin në rritje të refugjatëve që kanë ikur si rezultat i konfliktit dhe varfërisë në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azi.

Shumica e refugjatëve kanë hyrë përmes Maqedonisë dhe Greqisë për të vazhduar në vendet tjera të BE-së.

Maqedonia së fundi ka lejuar hyrjen vetëm të personave që kanë ardhur nga zonat e luftës, nga Siria, Afganistani dhe Iraku.

Qindra të tjerë që kanë ardhur në kufirin me Maqedoninë nga Irani, Pakistani, Bangladeshi e vendet e Afrikës Veriore, nuk janë lejuar të kalojnë dhe të njëjtit e kanë bllokuar kufirin.

XS
SM
MD
LG