Ndërlidhjet

Ukraina rrit buxhetin për ushtrinë


Ilustrim
Ilustrim

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, tha sot se qeveria e tij do ta shpenzojë 5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, për rritjen e sigurisë gjatë vitit të ardhshëm.

Kjo shihet si një përpjekje për ta forcuar ushtrinë në luftën e saj kundër separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Poroshenko tha se qeveria e tij planifikon t’i shpenzojë rreth 14 për qind të buxhetit të qeverisë për mbrojtjen dhe sigurinë në vitin 2016.

Ukraina ka shpenzuar 3.75 miliardë dollarë për sigurinë gjatë këtij viti.

Konflikti në Ukrainë ka vrarë më shumë se 7 mijë e 900 persona deri më tani.

Pas një periudhë relativisht të qetë, të dyja palët janë ankuar për shkeljen e armëpushimit dhe përdorimin e artilerisë së rëndë. e cila sipas marrëveshjes së armëpushimit, ishte planifikuar të tërhiqet.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha sot, se nuk ka “rrezik real” që armiqësitë në lindje të Ukrainës do të shpërthejnë sërish.

XS
SM
MD
LG