Ndërlidhjet

Assad: Sulmet ruse e kanë tkurrur IS-in


Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka thënë se përfshirja e Rusisë në luftën e vendit të tij ka çuar në ndryshime të mëdha, përfshirë “tkurrjen” e grupt militant Shteti Islamik.

Rusia ka nisur sulmet ajrore në mbështetje të forcave të Assadit më 30 shtator.

Assad i ka thënë televizionit çek se sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara në Siri nuk e kanë ngadalësuar Shtetin Islamik, por ato të Rusisë po. Perëndimi thotë se Rusia sulmon edhe forcat e moderuara rebele në Siri.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë sot se roli i Rusisë në Siri është i mirëpritur, nëse Moska fokusohet vetëm në Shtetin Islamik. Assad po ashtu ka dënuar rrëzimin e një avioni ushtarak rus nga forcat turke.

XS
SM
MD
LG