Ndërlidhjet

Erdogan mohon akuzat e Moskës


Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka hedhur poshtë pretendimet e Rusisë se ai dhe familja e tij por edhe Turqia, janë të përfshirë në tregëti të paligjshme të naftës me militantët e Shtetit Islamik.

Këto komente Erdogan i ka bërë gjatë një fjalimi në Universitetin e Katarit të mbajtur gjatë ditës së sotme.

“Askush nuk ka të drejtë që të bëjë shpifje kundër Turqisë duke thënë se Turqia ka blerë naftë nga Shteti Islamik”, ka thënë presidenti turk.

Komentet e tij erdhën pas deklaratave të zyrtarëve të Ministrisë ruse të Mbrojtjes të cilët kanë thënë se “presidenti i Tuirqisë Recep Tayyip Erdogan dhe familja e tij, janë të përfshirë në tregëtinë e paligjshme të naftës me militantët e Shtetit Islamik”

Gjatë një konference për media të mbajtur të mërkurën në Moskë, zëvendësministri i mbrojtjes Anatoly Antonov , tha se Ministria e Mbrojtjes i di tri rrugë përmes të cilave nafta dërgohet nga Shteti Islamik për në Turqi.

Zyrtarët rusë kanë thënë se janë imazhet satelitore ato të cilat i kanë paraqitur kamionët cisternë të naftës, duke e kaluar kufirin mes Sirisë dhe Turqisë

Mardhëniet në mes të Ankarasë dhe Moskës janë përkeqësuar që nga 24 nëntori kur një aeroplan ushtarak rus është rrëzuar nga autoritetet turke pranë kufirit me Sirinë.

Turqia thotë se aeroplani është rrëzuar për shkak se në mënyrë të jashtligjshme kishte hyrë në hapësirën ajrore turke. Rusia në anën tjetër këmbëngulë se aeroplani ishte mbi territorin sirian dhe jo turk.

XS
SM
MD
LG