Ndërlidhjet

ANEB: Irani ka punuar për zhvillimin e armës bërthamore


Ilustrim
Ilustrim

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), beson se Irani ka zhvilluar aktivitetet të rëndësishme për zhvillimin e armëve bërthamore së paku deri në fund të 2003-tes por se aktivitetet e saj nuk kanë shkuar përtej planifikimit dhe eksperimenteve bërthamore.

ANEB ka bërë me dije sot se shumica e aktiviteteve të koordinuara janë bërë para dhjetorit të 2003-tes por që disa aktivitete kanë vazhduar edhe deri në 2009-ten.

Raporti i ANEB vjen pas gati dhjetë vite përpjekjesh nga ana e Agjencisë, për të hetuar akuzat se Irani kishte punuar për të zhvilluar armë bërthamore, akuza që Teherani i kishte mohuar në vazhdimësi.

ANEB ka bërë me dije se aktivitetet e Iranit nuk kanë shkuar përtej fizibilitetit dhe studimeve shkenëcore.

Agjencia ka bërë me dije se “nuk ka indikacione të besueshme për aktivitetet e Iranit në zhvillimin e një pajisje bërthamore shpërthyese pas 2009-tes”.

Raporti i publikuar konsiderohet të jetë bazë për heqjen e sanksioneve ekonomike ndërkombëtare ndaj Iranit për shkak të programit bërthamor të këtij vendi.

Në muajin korrik, Irani dhe fuqitë e mëdha ranë dakord për arritjen e një marrëveshje, sipas të cilës, Irani do ta frenojë programin bërthamor në këmbim të heqjes graduale të sanksioneve.

Raporti i ANEB do të diskutohet më 15 dhjetor kur edhe do të mbledhet bordi i kësaj organizate të Kombeve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG