Ndërlidhjet

Gazetari i WP kalon 500 ditë në burg


Gazetari Jason Rezaian
Gazetari Jason Rezaian

Gazetari iraniano-amerikan, Jason Rezaian, sot e ka shënuar ditën e 500-të në burgun Evin të Iranit derisa punëdhënësi i tij në vazhdimësi është duke bërë thirrje që ai të lirohet.

Gazetari i Washington Post është i dënuar për spiunazhë nga një gjykatë iraniane dhe po e vuan dënimin me burg të paspecifikuar.

“Jason nuk ka bërë asgjë të gabuar”, ka thënë të mërkurën redaktori i gazetës ku ka punuar Rezain, Martin Baron.

Pavarësisht zotimeve të Iranit se do të angazhohet në çështjen e Jason Rezainit, redaktori Baron ka thënë se një vullnet i tillë nuk është dëshmuar.

Më 11 tetor, Jason Rezaian, i cili ka shtetësi iraniane dhe amerikane, është dënuar, por nuk janë dhënë kurrfarë detajesh.

Jason Rezaian ishte shef i zyres së Washington Postit në Teheran

Televizioni shtetëror iranian vazhdimisht i referohet gazetarit Rezaian si “spiun amerikan”. Kjo akuzë është hedhur poshtë nga Washington Posti dhe familja e gazetarit Rezaian.

Edhe Shtetet e Bashkuara në anën tjetër, në vazhdimësi e kanë kërkuar lirimin e tij.

XS
SM
MD
LG