Ndërlidhjet

Raportohet për 20 të plagosur në Kaliforni


Ilustrim

Ilustrim

Së paku një person ka hapur zjarr në afërsi të një qendre sociale shtetërore në qytetin jugor të Kalifornisë, San Bernardino.

Agjencia Reuters njofton se sulmi ka ndodhur para pak orësh ndërsa citon autoritetet e atjeshme të kenë thënë se më shumë se 20 persona janë plagosur.

Departamenti i Policisë në San Bernardino, përmes Twitterit, ka bërë me dije se janë “një deri në tre sulmues të dyshuar të mundshëm”

Departameni i Zjarrfikësve në San Bernardino ka thënë se i është përgjigjur një incidenti ku janë së paku 20 viktima.

Një zëdhënës i policisë i ka thënë Los Angeles Times se të dyshuarit kanë qenë të armatosur rëndë dhe ndoshta edhe mund të kenë pasur veshje anti-plumb.

Të shtënat kanë ngjarë në Qendrën Rajonale Inland, njëra nga 21 qendrat shtetërore që shërbejnë për personat me aftësi të kufizuara.

Pamjet e shfaqura nga CNN kanë paraqitur persona duke u evakuar nga ndërtesa.

XS
SM
MD
LG