Ndërlidhjet

Kryeministri kanadez paguan dado me para publike


Kryeministri kanadez, Justin Trudeau

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, është akuzuar për “hipokrizi”, pasi është bërë e ditur se ai po përdor paratë publike për të paguar dado që kujdesen për fëmijët e tij.

Dy dado janë punësuar si “ndihmëse speciale” në shtëpinë e kryeministrit në bazë të Aktit të Banesave Zyrtare.

Pozitat janë miratuar javën e kaluar nga kabineti, edhe pse kujdestaret do të paguhen për punën e tyre nga 4 nëntori, dita kur Trudeau dhe kabineti i tij janë betuar.

Anëtarja e Partisë Konservatore, Lisa Raitt, ka thënë se ky veprim është hipokrizi dhe se kujdestaret e fëmijëve duhet të paguhen nga rroga e kryeministrit.

Neni 7.1 i Aktit të Banesave Zyrtare thotë se “një administrator, mirëmbajtës ose punonjës tjetër i tillë” mund të punësohet për të menaxhuar banesën e kryeministrit, nëse një gjë e tillë konsiderohet e nevojshme.

XS
SM
MD
LG