Ndërlidhjet

Britania nis sulmet ajrore ndaj IS-it


Ilustrim
Ilustrim

Ligjvënësit britanikë kanë votuar pro bashkimit me luftën ajrore të udhëhequr nga SHBA-ja, kundër Shtetit Islamik në Siri.

Propozimi i dhënë nga kryeministri David Cameron ka marrë 397 vota pro dhe 223 kundërshtime.

Ministria britanike e Mbrojtjes ka bërë me dije se menjëherë pas votimit, avionët luftarak britanikë janë ngritur nga një bazë ajrore në Qipro dhe të njëjtit kanë goditur objektiva siriane.

Kërkesa e kryeministrit britanik për tu bashkuar me forcën ajrore kishte ardhur menjëherë pas sulmeve të 13 tetorit në Paris.

Ai kishte kërkuar që ligjvënësit të miratojnë pro vendimit për goditjen e militantëve, duke thënë që “të mos rrijmë duarkryq dhe ti presim ata të na sulmojnë”.

Lideri opozitar në Britani, Jeremy Corbyn, fushatën e bombardimeve e ka cilësuar si “ndërhyrje të pamatur” derisa disa ligjvënës nga partia e tij, kanë votuar në mbështetje të sulmeve ajrore.

Presidenti amerikan, Barak Obama, e ka vlerësuar vullnetin e ligjvënësve britanikë. Obama ka thënë se IS është një kërcënim global dhe duhet ta ketë një përgjigje globale.

XS
SM
MD
LG