Ndërlidhjet

logo-print

Putin premton më shumë energji për Krimenë


Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka premtuar se për Krimenë do të ketë furnizime të reja të energjisë.

Gjatë një vizite të papritur në territorin e kontestuar, Putin e ka bërë këtë zotim ndërsa ka marrë pjesë në hapjen e punimeve për një projekt nënujor të energjisë të cilin e ka quajtur “ura e energjisë”.

Ai u zotua se Rusia do ta ndihmoj Krimenë që të ketë më shumë energji të pavarur në 2018-ten.

“Në vitin 2017-2018, prodhimi i energjisë në Krime do të jetë më i madh se energjia qe merret nga Ukraina”, ka thënë Putin.

Dy milionë banorët e gadishullit ukrainas të aneksuar nga Rusia janë përballur me ndërprerje të energjisë që nga fundi i muajit të kaluar, kur katër shtyllat kryesore të energjisë në Krime janë hedhur në erë.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë ngjarje.

Autoritetet ruse e fajësojnë Ukrainën për këtë ndërprerje derisa Kievi insiston se nuk e di se nga kush janë shkaktuar shpërthimet.

XS
SM
MD
LG