Ndërlidhjet

IS pret kokën e një “spiuni rus”


Magomed Khasayev

Magomed Khasayev

Një video e shpërndarë gjatë të mërkurës në rrjetet sociale paraqet militantët e Shtetit Islamik të cilët ia prejnë kokën një spiuni të dyshuar rus në Siri.

Në video shihet se si viktima e veshur me një jelek ngjyrë portokalli flet në rusisht, ndërsa tregon se është pjesë e shërbimit intelegjent të Rusisë.

Personi, i cili e ka identifikuar veten si Magomed Khasayev, tha se ishte urdhëruar nga intelegjenca ruse që të udhëtojë drejt Sirisë, me qëllim që t’i identifikojë luftëtarët që kërkojnë të kthehen në rajonin rus të Kaukazit.

Rajoni i Kaukazit për dy dekada ka qenë i rrethuar nga kryengritës islamikë ndërsa mijëra luftëtarë nga kjo anë dyshohet se janë të rreshtuar krahas IS-it.

Në videon e shfaqur me titra në gjuhën arabe, Khasayev thotë se ai kishte qenë në Siri që nga gushti i 2014-tes.

Nuk është bërë me dije se kur ai është kapur nga militantët por në video janë shfaqur video që paraqesin Magomed Khasayev, teksa i hiqet koka nga militantët.

XS
SM
MD
LG