Ndërlidhjet

Putin mban sot adresimin vjetor


Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin

Gjatë ditës së sotme, presidenti rus, Vladimir Putin, pritet që ta paraqes vizionin e tij për të ardhmen e kombit.

Paraqitja e tij do të bëhet në Kuvendin Federal ndërsa do të jetë e dymbëdhjeta e këtij lloji për presidentin rus.

Sipas traditës, ngjarja do të filloj në mesditë në Moskë përkatësisht në një sallë të madhe në Kremlin.

Përveç pranisë së deputetëve të dumës dhe senatorëve, edhe anëtarët e tjerë të kabinetit qeveritar pritet të jenë të pranishëm.

Në këtë ceremoni janë ftuar edhe kryetarët e gjykatave, prokurorive, udhëheqësit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, guvernatorët rajonalë, klerikët e besimeve fetare, etj.

Fjalimi do të transmetohet drejtpërdrejtë në televizionin shtetëror dhe në radio publike.

Sekretari për media, Dmitry Peskov, tha se Putin i ka kushtuar një vëmendje të madhe këtij adresimi.

Putin i kushton vëmendje të gjerë në hartimin adresat vjetore, duke punuar me tekstin e saj dhe zhvillimin e pikat e saj kryesore dhe idetë, tha Sekretari i shtypit presidencial Dmitry Peskov.

XS
SM
MD
LG