Ndërlidhjet

Lavrov e Cavusoglu takohen sot në Beograd


Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov gjatë ditës së sotme pritet të takohet me homologun e tij turk, Mevlut Cavusoglu.

Që të dytë janë pjesëmarrës në takimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) që do të mbahet sot në Beograd.

Agjencia e lajmeve RIA e ka konfirmuar mbajtjen e takimit mes ministrit rus dhe atij turk, një ditë pasi që të dy ministrat kanë thënë se do ta mbajnë një takim së bashku, ndaras nga takimi i OSBE-së.

Lavrov ka thënë gjatë të mërkurës se nuk i shmanget këtij takimi duke thënë se “ne do të dëgjojmë se çfarë zoti Cavusoglu ka për të thënë”.

Marrëdhëniet në mes të Ankarasë dhe Moskës janë përkeqësuar që nga 24 nëntori kur një aeroplan ushtarak rus është rrëzuar nga autoritetet turke pranë kufirit me Sirinë.

Turqia thotë se aeroplani është rrëzuar për shkak se në mënyrë të jashtëligjshme kishte hyrë në hapësirën ajrore turke. Rusia në anën tjetër këmbëngulë se aeroplani ishte mbi territorin sirian dhe jo mbi atë turk.

XS
SM
MD
LG