Ndërlidhjet

logo-print

Putin: Nuk do ta harrojmë veprimin e Turqisë


Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin

Gjatë adresimit të tij para kombit, presdineti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se Rusia nuk do ta harrojë veprimin e Turqisë për rrëzimin e aeroplanit ushtarak rus.

Ai shtoi se Turqia do të pendohet për atë çfarë ka bërë por sipas tij, reagimi rus nuk do të jetë i kufizuar për ndëmarrjen e sanksioneve.

Incidenti që ka ngjarë më 24 nëntor i ka zbehur mardhëniet në mes të Ankarasë dhe Moskës.

Putin gjatë fjalimit të tij bëri thirrje për një front të përbashkët kundër Shtetit Islamik dhe atë në bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe nën patronatin e Kombeve të Bashkuara.

Ai tha se “vendet nuk duhet të aplikojnë standarde të dyfishta mbi terrorin” ose të përdorin grupet terroriste për nevojat e tyre.

Putin foli edhe për ekonominë ruse e cila ka pësuar rënie që nga sanksionet perëndimore pas veprimeve të Rusisë në Ukrainë.

Putin tha se Rusia tashmë ka nevojë që të prodhoj mallëra jo vetëm për tregun e brendshëm, por edhe për tregjet botërore.

XS
SM
MD
LG