Ndërlidhjet

Avionët ushtarakë godasin zonat e naftës në Siri


Ilustrim

Ilustrim

Avionët ushtarakë të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara raportohet se kanë kryer sulme gjatë natës së mbrëmshme në zonat prodhuese të naftës në pjesën lindore të Sirisë, zonë e cila kontrollohet nga militantët e Shtetit Islamik.

Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut nuk i ka identifikuar aeroplanët nëse ata janë britanikë, por ka bërë me dije se avionët ushtarakë kanë nisur sulme në Jafra, Tanak dhe në zonën al-Omar, që gjenden në provincën el-Zor.

Më herët gjatë ditës së sotme, Ministria britanike e Mbrojtjes përmes rrjetit Twitter, ka bërë me dije se aeroplanët ushtarakë kanë goditur fushat e naftës në al-Omar në kuadër të fushatës kundër Shtetit Islamik.

Veprimi ushtarak britanik erdhi pas një debati më shumë se 10 orësh në parlamentin britanik, ligjvënësit e të cilit iu thanë po sulmeve ajrore britanike kundër IS-it.

XS
SM
MD
LG