Ndërlidhjet

Gjykata e apelit e shpallë fajtor për vrasje Oscar Pistoriusin


Oscar Pistorius

Oscar Pistorius

Një gjykatë e apelit në Afrikën e Jugut e ka shpallur fajtor për vrasjen e të dashurës së tij Reeva Steenkamp, vrapuesin olimpik, Oscar Pistorius.

Pistorius ndonëse muajve të fundit qe liruar nga paraburgimi dhe po mbahej në arrest shtëpiak, tashmë mund të dërgohet sërish në burg për së paku 15 vitet e ardhshme.

Ai e kishte vrarë të dashurën e tij në ditën e Shën Valentinit të vitit 201,3 ndërsa gjatë fjalës së tij në gjykatë ai kishte thënë se e kishte vrarë nga pakujdesia duke menduar se është një hajdut.

Për vrasje nga Pakujdesia ai edhe qe dënuar por tashmë gjykata e shkallës më të lartë nuk e ka cilësuar më si vrasje nga pakujdesia.

Pas ricilësimit të veprës penale nga gjykata e apelit, Pistorius pritet të gjykohet sërish nga një gjykatë më e ulët, por data e gjykimit ende nuk dihet.

XS
SM
MD
LG