Ndërlidhjet

Burg të përjetshëm për vrasësit e Ozgecan Aslan


Ilustrim
Ilustrim

Një gjykatë turke i ka dënuar sot tre burra me burgim të përjetshëm për vrasjen dhe tentim dhunimin e një studentje 20 vjeçare.

Ozgecan Aslan ka vdekur në shkur të këtij viti ndërsa rasti i saj kishte pati ngjallur protesta të mijëra grave..

Aslan teksa po kthehej me minibus nga tregu, ajo i kishte rezistuar përpjekjes së një shoferi të autobusit për ta përdhunuar. Policia e kishte gjetur trupin e Ozgecan Aslan, 20 vjeçe, në një shtrat të lumit në qytetin Mersin.

Asokohe policia pati arrestuar tre persona në lidhje me vdekjen e saj – shoferin e autobusit, babain e tij dhe një mik të tyre.

Sot gjykata, sipas agjencisë Anatolia, e ka dënuar me burg të përjetshëm dhe pa mmundësi të lirimit me kusht, shoferin Ahmet Suphi Altindoken.

Dy bashkëpunëtorët e tij, babai Necmettin Altindoken dhe shoku, Fatih Gokce, gjithashtu janë dënuar sipas të njëjtave kushte.

Dënimi me burgim të përjetshëm në Turqi është dënimi më i madh që mund të shqiptohet që nga 2002-ta kur është hequr dënimi me vdekje.

Efkan Bolac, avokat në këtë rast, ka thënë se të dënuarit do të qëndrojnë për rreth 40 vjet në burg.

Sipas aktakuzës, Ahmet Suphi Altindoken e kishte dërguar Aslan në pyll në kohën kur të gjithë pasagjerët kishin zbritur nga autobus.

Ai kishte tentuar që ta përdhunonte ndërsa si rezultat i refuzimit të Aslan, e njëjta ishte goditur me thikë.

XS
SM
MD
LG