Ndërlidhjet

Vuçiq: Na duhet zgjidhje për migrantët


Ilustrim
Ilustrim

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë thirrje për përpjekje të koordinuara ndërkombëtare për të zgjidhur krizën me migrantë.

Ai ka thënë se ksenofobia dhe frika nga ekstremistët janë në rritje që nga sulmet në Paris, më 13 nëntor, të cilat kanë lënë të vrarë 130 persona.

Vuçiq i ka bërë këto komente në hapje të një konference ministrore të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Beograd.

Vuçiq u ka bërë thirrje ministrave pjesëmarrës që të dalin me konstatime dhe rekomandime.

Të detyruar nga lufta në Siri, rreth 850,000 njerëz kanë hyrë në Bashkimin Evropian këtë vit.

Është kjo kriza më e rëndë e refugjatëve në Evropë qysh nga Lufta e Dytë Botërore.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, janë në mesin e liderëve pjesëmarrës në konferencën në Beograd.

XS
SM
MD
LG