Ndërlidhjet

Erdogan: Rusia tregton naftë me IS-in


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se Ankaraja ka prova se Rusia është e përfshirë në tregti të paligjshme të naftës me grupin ekstremist Shteti Islamik në Siri.

“Kemi prova në duart tona. Do t’ia zbulojmë botës”, ka thënë Erdogan në një adresim televiziv, por duke mos dhënë detaje të tjera.

Ai i ka përshkruar si “të pamoralshme” akuzat e Rusisë, të bëra një ditë më herët, se familja e Erdoganit importon naftë nga militantët e Shtetit Islamik.

Tensionet midis dy vendeve janë tejet të larta prejse forcat turke kanë rrëzuar një avion ushtarak rus në kufi me Sirinë, më 24 nëntor.

Ankaraja ka thënë se avioni ka shkelur hapësirën e saj ajrore, por një gjë e tillë është hedhur poshtë nga Moska.

XS
SM
MD
LG