Ndërlidhjet

Janë arrestuar dy nënpresidentë të FIFA-s


Ilustrim

Ilustrim

Dy nënpresidentë të Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) janë arrestuar mëngjesin e sotëm në një hotel të Zvicrës, nën dyshimet se kanë pranuar miliona dollarë ryshfet.

Alfredo Hawit dhe Juan Angel Napout janë marrë nga hoteli Baur au Lac në Cyrih, ku disa zyrtarë të FIFA-s janë arrestuar po ashtu në muajin maj.

Autoritetet zvicerane dhe ato amerikane janë duke hetuar disa zyrtarë të FIFA-s për mitmarrje dhe shpëlarje parash, të cilat lidhen me ofertat për organizimin e Kupës së Botës më 2018 në Rusi dhe më 2022 në Katar.

Zgjedhjet për president të ri të FIFA-s do të mbahen më 26 shkurt.

XS
SM
MD
LG