Ndërlidhjet

BE do të nisë bisedimet me Serbinë këtë muaj


Ilustrim
Ilustrim

Bashkimi Evropian ka thënë sot se do të hapë këtë muaj dy kapitujt e parë të bisedimeve për anëtarësimin e Serbisë në bllok.

Njëri nga kapitujt do të fokusohet në marrëdhëniet me Kosovën. “Pres që më 14 dhjetor të hapen kapitujt për negociata më të detajuara”, ka thënë shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, në margjina të një samiti të OSBE-së në Beograd.

Bisedimet e pranimit do të fillojnë me kapitujt 35 dhe 32, përkatësisht me Kosovën dhe kontrollet financiare.

“Do të vijmë në Bruksel me pritje të mëdha dhe besim të fortë se Serbia i përket Evropës”, ka thënë kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me Mogherinin.

XS
SM
MD
LG