Ndërlidhjet

Kerry takon Lavrovin


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, janë takuar në margjinat e takimit të OSBE-së në Beograd. Bisedimet ndodhin në kohën e tensioneve ndërkombëtare pasi Turqia e ka rrëzuar një aeroplan ushtarak rus gjatë javës së kaluar. Lavrov në kuadër të kësaj ngjarjeje pritet të takohet edhe me homologun e tij turk Mevlüt Çavuşoğlu, takim ky i pari i nivelit të lartë ne mes dy vendeve që nga incidenti. Disa zyrtarë në këtë takim kanë paralajmëruar se mund të ketë mosmarrëveshje, gjë që mund t'i minojë përpjekjet për tu marrë seriozisht me kërcënimet terroriste që burojnë nga Siria.

XS
SM
MD
LG