Ndërlidhjet

Lavrov takon homologun turk në Beograd


Sergei Lavrov dhe Mevlut Cavusoglu

Sergei Lavrov dhe Mevlut Cavusoglu

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, dhe homologu i tij turk, Mevlut Cavusoglu, janë takuar sot në margjina të një konference të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Beograd.

Takimi 40-minutësh është i pari në nivel të tillë midis Rusisë dhe Turqisë, prejse forcat turke kanë rrëzuar një avion ushtarak rus, në kufi me Sirinë, më 24 nëntor.

Detaje të takimit nuk janë bërë të ditura.

Marrëdhëniet midis Ankarasë dhe Moskës kanë rënë në nivelin më të ulët për shkak të incidentit.

Rusia ka thënë se Turqia duhet të kërkojë falje.

Turqia ka thënë se Rusia duhet të pranojë se aeroplani i saj ka shkelur hapësirën ajrore turke.

Ankaraja ka thënë se nuk do të kërkojë falje për mbrojtje të territorit të saj.

Dy vendet po ashtu kanë akuzuar njëra-tjetrën se blejnë naftë nga grupi militant Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG