Ndërlidhjet

logo-print

Rojet italiane shpëtojnë gati 2,000 migrantë


Ilustrim

Ilustrim

Ekipet e emergjencës kanë shpëtuar gati 2,000 migrantë nga 11 anije të rrënuara që përpiqeshin të kalonin Detin Mesdhe dhe të arrinin në Itali.

Rojet bregdetare italiane kanë thënë se kanë pranuar thirrje për ndihmë nga telefona satelitorë.

Moti i keq ka bërë që, javëve të fundit, të bie fluksi i migrantëve që ia mësyjnë Italisë.

Shumica e tyre ikin nga Afrika nën-sahariane dhe marrin anije nga Libia, që ofrohen nga kontrabandistët.

Në total, gati 900,000 migrantë kanë arritur në Evropë këtë vit.

Është kjo kriza më e rëndë me migrantë qysh nga Lufta e Dytë Botërore.

Lexoni edhe këtë:

Hungaria çon në gjykatë planin e BE-së për migrantë

XS
SM
MD
LG