Ndërlidhjet

IS-i hyn në Tajlandë për të sulmuar rusët


Bangkok, Tajlandë, 4 dhjetor 2015.
Bangkok, Tajlandë, 4 dhjetor 2015.

Policia në Tajlandë ka thënë se është paralajmëruar nga Moska se dhjetë sirianë, që punojnë për të ashtuquajturin Shtet Islamik, kanë hyrë në Tajlandë në muajin tetor, për të sulmuar rusët.

Një dokument i policisë tajlandeze, që ka rrjedhur në publik, thotë se informacioni është dhënë nga agjencia ruse e inteligjencës.

Mbi 1.5 milion rusë kanë vizituar Tajlandën në vitin 2013.

Por, policia tajlandeze ka thënë se nuk ka qenë në gjendje të konfirmojë praninë e këtyre sirianëve në vend.

Rusia ka nisur sulmet ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri në fund të shtatorit.

Një grup i lidhur me Shtetin Islamik ka thënë se ka rrëzuar një avion rus të pasagjerëve në muajin tetor, në Gadishullin Sinai të Egjiptit.

Të 224 njerëzit në bordin e këtij aeroplani kanë humbur jetën.

XS
SM
MD
LG