Ndërlidhjet

Rihapet kafeneja që ishte cak i sulmeve në Paris


Paris - foto arkivi

Paris - foto arkivi

Një kafene, e cila ka qenë cak i sulmeve terroriste në Paris, më 13 nëntor, është rihapur sot.

Kafeneja La Bonne Biere ndodhet në qendër të Parisit dhe personat e armatosur aty kanë vrarë pesë veta.

Që nga dita e sulmeve, qytetarët e kanë mbushur atë me lule, në nderim të viktimave.

Militantët islamikë, të premten e 13 nëntorit, kanë vrarë 130 persona në Paris, duke qëlluar me armë zjarri dhe duke hedhur veten në erë në një sallë koncerti, pranë një stadiumi të futbollit, si dhe në bare e restorante.

Paule Zlotnik, një tregtar fqinj i kafenesë La Bonne Biere, ka thënë se ka qenë koha që ajo të rihapet dhe “jeta të vazhdojë normalisht”.

Njëri nga organizatorët e dyshuar të sulmeve në Paris, Salah Abdeslam, është ende në arrati.

Disa raporte thonë se ai është larguar për në Siri.

Lexoni edhe këtë:

Salah Abdeslam është parë “duke rekrutuar migrantë”

XS
SM
MD
LG