Ndërlidhjet

Fati i liderit të talibanëve mbetet i paqartë


Mullah Akhtar Mansur
Mullah Akhtar Mansur

Fati i udhëheqësit të talibanëve, Mullah Akhtar Mansur, mbetet i paqartë edhe disa ditë pas një zënke të dhunshme me liderë të tjerë.

Zyrtarë të Qeverisë afgane kanë thënë se Mansur është plagosur rëndë dhe ndoshta vrarë nga të shtënat në shtëpinë e një tjetër lideri taliban, pranë Kuetas në Pakistan, më 1 dhjetor.

Talibanët i kanë cilësuar raportet si propagandë, duke thënë se ato kanë për qëllim të krijojnë përçarje brenda lëvizjes.

Megjithatë, as nga vetë Mansuri nuk ka pasur ndonjë deklaratë, çfarë ka nxitur spekulime mbi fatin e tij.

Një zëdhënës i talibanëve ka thënë sot se masat e shtuara të sigurisë e kanë bërë edhe më të vështirë kontaktin me të.

Mansur, udhëheqja e të cilit refuzohet nga një fraksion rival, raportohet se është dërguar në një spital privat për trajtim.

Ai është zgjedhur në muajin korrik, kur është konfirmuar vdekja e themeluesit të lëvizjes talibane, Mullah Mohammad Omar.

XS
SM
MD
LG