Ndërlidhjet

Greqia kërkon ndihmë nga BE-ja për refugjatët


Greqi...

Greqi...

Greqia ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që urgjentisht të dërgojë roje kufitare për të ndihmuar kontrollin e kufirit të saj detar me Turqinë, si dhe tenda, gjeneratorë dhe ndihmë të parë për refugjatët që arrijnë.

Mbi 50,000 refugjatë kanë arritur në Greqi vetëm gjatë muajit të kaluar.

Greqia po ashtu ka kërkuar nga agjencia kufitare e BE-së, Frontex, që të ndihmojë në regjistrimin e refugjatëve në kufirin e saj tokësor me Maqedoninë.

Këtë javë, Turqia dhe Bashkimi Evropian kanë arritur një marrëveshje për të frenuar fluksin e refugjatëve që arrijnë në Evropë.

Në bazë të marrëveshjes, Turqia do të fitojë 3 miliardë euro dhe koncesione politike, në këmbim të forcimit të kufijve dhe mbajtjes së refugjatëve në vend.

XS
SM
MD
LG