Ndërlidhjet

Kosova nuk merr pjesë në garat e Taekwondo-së në Serbi


Ilustrim

Ilustrim

Pavarësisht se është anëtare e Federatës Botërore të Taekwondo-së, ekipi i Kosovës në taekwondo, nuk do të merr pjesë në Kampionatin Ballkanik të Taekwondo-së, i cili pritet të mbahet këtë fundjavë në Zrenjanin të Serbisë.

Nuhi Gashi, kryetar i Federatës së Taekwondo-së, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se të mërkurën në mbrëmje, Federata e Kosovës e ka marrë një letër nga Federate e Taekwondo-së së Serbisë, përmes së cilës është bërë me dije se Kosova nuk do të mund të paraqitet si vendet tjera.

“Ata na kanë lajmëruar që neve nuk na lejohet paraqitja me flamur, me himnin tonë, nuk na lejohet logo e madje na kanë thënë që nuk do të angazhdojnë siguri shtesë ashtu siç ndodhë për ekipet e huaja”, ka thënë Gashi.

Me të marrë këtë njoftim nga Federata serbe, Gashi ka thënë se gjatë ditës së enjte i kanë dërguar letër Federatës Botërore të Taekwodno-së, Federatës Evropiane dhe asaj Ballkanike, por se asnjëra nga to, nuk ka kthyer përgjegje.

Ai ka bërë me dije se me këto kushte të vendosura nga shteti serb, ekipi i Kosovës nuk do të udhëtojë në garat ku marrin pjesë ekipet e të gjitha vendeve të Ballkanit.

Federata e Taekwondo-së së Kosovës është pranuar në Federatën Ndërkombëtare të Taekwonodo-së, me të gjitha të drejtat e plota, në muajin maj të këtij viti.

XS
SM
MD
LG