Ndërlidhjet

Sulmuesja në Kaliforni ishte mbështetëse e IS-it


Ilustrim
Ilustrim

Tashfeen Malik, sulmuesja në qendrën sociale në Kaliforni ku më 2 dhjetor kanë mbetur të vdekur 14 persona, ishte mbështetëse e grupit militant Shteti Islamik, thonë zyrtarët amerikanë.

Televizioni CNN ka cituar zyrtarët federal amerikanë, të kenë thënë se pakistanezja Malik kishte postuar një deklaratë në internet, përmes së cilëve iu kishte dhënë mbështetje udhëheqësve të IS-it

Malik dhe burri i saj, Syed Farook, dyshohet se kanë qenë sulmuesit e vetëm në qendrën në San Bernadino në Kaliforni ku më datën 2 dhjetor janë vrarë 14 persona e janë plagosur 21 të tjerë.

Të dy sulmuesit janë vrarë disa orë pas sulmit, gjatë shkëmbimeve të zjarrit me policinë.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se sulmuesja mund të ketë qenë e frymëzuar nga grupi militant, por se nuk ka dëshmi që thonë se ajo kishte qenë e udhëzuar për ta kryer sulmin.

XS
SM
MD
LG